• e enjte, 17 korrik 2025

Organizata iraniane për të drejtat e njeriut: Në sulmet izraelite ndaj Iranit jetën e kanë humbur mbi 450 persona

Organizata iraniane për të drejtat e njeriut: Në sulmet izraelite ndaj Iranit jetën e kanë humbur mbi 450 persona

Teheran, 17 qershor 2025 (MIA) - Organizata jofitimprurëse "Hjuman rajts aktivists in Iran" (Human Rights Activists in Iran) e cila monitoron numrin e viktimave civile dhe ushtarake, kumtoi se mbi 450 persona janë vrarë gjatë katër ditëve të fundit nga sulmet izraelite.

Sipas të dhënave të organizatës, jetën e kanë humbur 224 civilë, ndërsa 188 janë lënduar, ndërsa janë vrarë 109 ushtarë iranianë, derisa 123 janë lënduar.

Poashtu, 119 viktima ende nuk janë identifikuar, ndërsa 335 persona janë lënduar, për të cilët ende nuk dihet nëse janë ushtarë apo civilë.

Sipas organizatës iraniane për të drejtat e njeriut, numri i përgjithshëm i viktimave është 452, ndërsa 646 persona janë lënduar.

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR