Omëletë e pjekur me kungulleshka, speca dhe domate
- Post By Sadete Nebi
- 09:45, 2 qershor, 2026
Një vakt i shijshëm dhe i shpejtë për t’u përgatitur, mund të jetë mëngjes ose pjatë kryesore.
Përbërësit:
1 kungulleshkë
2 speca
3 domate (mund të përdorni edhe domate shery)
4 vezë
4 dl krem gatimi
kripë, vaj, piper
vaj për skuqje
100 gram djathë i grirë
majdanoz i grirë
Подготовка:
Përgatitja:
Lani mirë të gjitha perimet dhe pritini në feta të holla, unaza ose për së gjati. Skuqini shkurt në vaj nga të dyja anët. Vendosni perimet në një enë që mund të futet në furrë. Rrihni vezët me kremin dhe shtoni erëzat. Hidhni sipër perimeve dhe spërkatni me djathë dhe majdanoz të grirë. Vendosini në furrë të parangrohur për t’u pjekur për rreth 10 minuta.
FOTO: Magnific