• e hënë, 08 qershor 2026

OBSH: Rreziku nga hantavirusi në Evropë është i ulët

OBSH: Rreziku nga hantavirusi në Evropë është i ulët

Bruksel, 11 maj 2026 (MIA) - Sipas paralajmërimeve më të reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreziku nga hantavirusi për opinionin evropian është i ulët, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Ai shtoi se Komisioni punon në harmonizimin e përgjigjes evropiane të bazuar mbi njohuri shkencore. Zëdhënësi theksoi se dje janë realizuar katër fluturime përmes Mekanizmit evropian për mbrojtje civile, të ndërlidhiura me epideminë e anijes "Hondius".

"Jemi të gatshëm të sigurojmë mbështetje shtesë", deklaroi zëdhënësi.

Siç kanë njoftuar më herët mediat, të gjithë udhëtarët e anijes trajtohen si persona me rrezik të lartë kontaktues, që paraqet masë kujdesi të Agjencisë Evropiane të Shëndetit Publik.

OBSH javën e kaluar njoftoi se rreziku nga përhapja e virusit tek opinioni më i gjerë është në nivelin e ulët. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR