OBSH publikoi plan gjashtëmujor për luftë kundër përhapjes së ebolës
- Drejtori i Organizatës botërore të shëndetësisë, Tedros Adanom Gebreisus sot deklaroi se është përgatitur një plan gjashtëmujor për luftë kundër përhapjes së ebolës, për realizimin e të cilit do të ndahen 518 milionë dollarë.
- Post By Besnik Shuki
- 17:30, 5 qershor, 2026
Gjenevë, 5 qershor 2026 (MIA) - Drejtori i Organizatës botërore të shëndetësisë, Tedros Adanom Gebreisus sot deklaroi se është përgatitur një plan gjashtëmujor për luftë kundër përhapjes së ebolës, për realizimin e të cilit do të ndahen 518 milionë dollarë.
"Nuk po fillojmë nga zero, ky plan bazohet në epidemitë e mëparshme dhe krizat shëndetësore nga vitet e kaluara", tha Gebreisus.
Qendrat afrikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve do të përfshihen gjithashtu në luftën kundër përhapjes së ebolës.
Zbatimi i planit fillon këtë muaj dhe do të vazhdojë deri në nëntor.
"Lufta kundër ebolës kërkon angazhim politik, financim të qëndrueshëm dhe besim në angazhimin e komuniteteve lokale", tha Gebreisus. bsh/
Foto: MIA arkiv