• e martë, 18 gusht 2026

Numri i viktimave në tërmetet në Venezuelë arriti 4490 të vdekur

Numri i viktimave në tërmetet në Venezuelë arriti 4490 të vdekur

Karakas, 13 korrik 2026 (MIA) - Të paktën 4.490 persona humbën jetën në dy tërmetet shkatërruese që tronditën muajin e kaluar Venezuelën, njoftoi kryetari i Asamblesë kombëtare Horhe Rodrigez.

Numri i viktimave vazhdon të rritet për më shumë se dy javë pas tërmeteve të forta. Vetëm një ditë më parë, numri zyrtar i të vdekurve ishte 4.333 persona.

Rodrigez, vëllau i presidentes së përkohshme të Venezuelës Delsi Rodrigez, njoftoi përmes platformës "Iks" se në 108-të strehimore të hapura janë akomoduar më shumë se 19 mijë njerëz të cilët kanë mbetur pa shtëpitë e tyre pas tërmeteve.

Dy tërmete të forta me magnitudë pej 7,2 dhe 7,5 ballë sipas shkallës Rihter e goditën Venezuelën më 24 qershor, pas së cilës vijuan më shumë se një mijë dridhje më të lehta të njëpasnjëshme.

Në tërmetet plotësisht janë shkatërruar ose janë dëmtuar më shumë se 850 objekte, ndërsa dëme më të mëdha ka pësuar qyteti bregdetar La Guaira, në afërsi të kryeqytetit Karakas. sa/

foto/MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR