• e martë, 17 nëntor 2026

Numri i viktimave në fatkeqësinë në Pakistan është rritur në 29

Numri i viktimave në fatkeqësinë në Pakistan është rritur në 29

Islamabad, 15 tetor 2026 (MIA) - Të paktën 29 persona, prej të cilëve 28 fëmijë dhe një mësuese, e humbën jetën në mëngjes kur një çati u shemb në një shkolle në Peshavar, në veriperëndim të Pakistanit.

Sipas informacioneve të fundit nga autoritetet lokale, më shumë se 50 persona u lënduan, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë të mbijetuar nën rrënoja.

Midis viktimave janë gjashtë vajza, prej të cilave më të moshuaret 13 vjeçare. Shkaku i shembjes nuk dihet ende. Pronari i ndërtesës është arrestuar, ndërsa është lëshuar urdhër për hetim.

Presidenti pakistanez, Asif Ali Zardari dhe kryeministri, Shehbaz Sharif kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave. Zardari bëri thirrje për një hetim të plotë dhe të respektohen standardet e sigurisë në ndërtesat shkollore.

Shembjet e ndërtesave janë problem që përsëritet në Pakistan, kryesisht për shkak të standardeve të dobëta të ndërtimit. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR