Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Tibet arrin në 31, të zhdukur 531 persona
- Numri i të vdekurve në Tibet nga përmbytjet dhe ujërat e menjëhershme që goditën pikën kufitare Kinë-Nepal javën e kaluar ka arritur në 31, ndërsa 531 persona ende rezultojnë të zhdukur, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve e Kinës Sinhua.
- Post By Sara Ademi
- 19:00, 4 shtator, 2026
Pekin, 4 shtator 2026 (MIA) - Numri i të vdekurve në Tibet nga përmbytjet dhe ujërat e menjëhershme që goditën pikën kufitare Kinë-Nepal javën e kaluar ka arritur në 31, ndërsa 531 persona ende rezultojnë të zhdukur, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve e Kinës Sinhua.
Sipas të dhënave të publikuara deri më tani, përmbytjet dhe ujërat e rrëmbyeshme kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në zonën e kalimit kufitar. Ekipet e shpëtimit janë në terren dhe po vazhdojnë intensivisht kërkimin për personat e zhdukur.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese të javës së kaluar në Nepal është rritur në 1,259, ndërsa 5,083 persona udhëhiqen të zhdukur, tha sot autoriteti i Nepalit për menaxhimin e fatkeqësive.

Qindra turistë dhe pelegrinë të huaj janë midis të zhdukurve në Nepal, si dhe më shumë se 900 punëtorë dhe punonjës të hidrocentraleve ose digave në ndërtim e sipër.
Nëntë ditë pas katastrofës, ekipet e shpëtimit arritën sot të nxirrnin dy punëtorë të gjallë nga një tunel në kantierin e ndërtimit Trishula-3, ku ata ishin bllokuar. sa/
foto: EPA