Numri i të vdekurve nga epidemia e Ebolës në Kongo dhe Uganda arrin në 131
- Besohet se epidemia e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos (RDK) dhe Ugandë deri m; tani ka rezultuar në 513 raste dhe 131 vdekje, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë të RDK-së.
- Post By Ramize Qamili
- 14:16, 19 maj, 2026
Goma, 19 maj 2026 (MIA) - Besohet se epidemia e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos (RDK) dhe Ugandë deri m; tani ka rezultuar në 513 raste dhe 131 vdekje, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë të RDK-së.
Do të nevojiten hetime dhe teste të mëtejshme laboratorike për të konfirmuar se të gjitha vdekjet dhe rastet e infeksionit janë me të vërtetë për shkak të Ebolës, deklaroi ministri i Shëndetësisë Samuel Rozher Kamba në televizionin shtetëror të RDK-së.
Rreziku i përhapjes së epidemisë në të gjithë rajonin konsiderohet i lartë, veçanërisht pasi bëhet fjalë për variantin e rrallë Bundibuxho (Bundibugyo) të virusit, për të cilin nuk ka as vaksinë dhe as terapi.
Organi shëndetësor i Afrikës, Qqndrat afrikane për Kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (Africa CDC), i ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të përmbahet nga vendosja e kufizimeve të udhëtimit për momentin.
Ruanda fqinje tashmë e ka mbyllur kufirin e saj me pjesën lindore të RDK-së, transmeton DPA.
Sipas CDC afrikane, shpërthimi i Ebolës ka të ngjarë të ketë filluar në javën e tretë të prillit në provincën verilindore të Iturit, e cila kufizohet me Ugandën dhe Sudanin jugor, por nuk u raportua deri në fillim të majit.
Ky është shpërthimi i 17-të i Ebolës në RDK që nga viti 1976.
Sipas CDC afrikane, ka pasur vetëm dy shpërthime të mëparshme të variantit Bundibuxho.
Ebola është një sëmundje infektive ngjitëse dhe kërcënuese për jetën. Virusi transmetohet nëpërmjet kontaktit fizik dhe kontaktit me lëngjet trupore.
Në vitin 2014 dhe 2015, më shumë se 11.000 persona vdiqën në një epidemi të variantit Zair në Afrikën Perëndimore. rq/
Foto: arkivi i MIA-s