• e hënë, 13 korrik 2026

Numri i subjekteve që nuk japin llogari fiskale ende është i madh, tek 30 për qind e subjekteve të kontrolluara janë konfirmuar parregullsi

Numri i subjekteve që nuk japin llogari fiskale ende është i madh, tek 30 për qind e subjekteve të kontrolluara janë konfirmuar parregullsi

Shkup, 15 maj 2026 (MIA) - Në katër muajt e parë të vitit, Drejtoria e të Ardhurave Publike ka konstatuar parregullsi te mbi 40 për qind e subjekteve të kontrolluara në lidhje me Ligjin për regjistrimin e pagesave të gatshme (LRPG), nga të cilat 30 për qind janë parregullsi të lidhura me mosdhënien e llogarive fiskale, dhënien e llogarive të paautorizuara dhe mosposedimin e një arke fiskale.

"Brengos fakti që numri i subjekteve me parregullsi të konfirmuara shënon rritje edhe krahas masave të vazhdueshme të DAP-it. Ndërsa vitin e kaluar parregullsi u konfirmuan te 32 % e subjekteve të kontrolluara, këtë vit ajo përqindje është rritur në 42%. Për parregullsi të konfirmuara në katër muajt e parë të vitit 2026 janë shqiptuar gjoba ndaj personit juridik dhe personi përgjegjës te 395 subjekte. Parregullsia më e shpeshtë edhe më tutje mbetet mosdhënia e llogarive fiskale, me ç'rast në katër muajt e parë të vitit 2026 janë shqiptuar 242 gjoba mbi këtë bazë. Rritje e dukshme është evidentuar edhe te shkeljet e lidhura me mosvendosjen e sistemit fiskal, ku numri i gjobave të shqiptuara është rritur nga 7 në 32 në krahasim me vitin e kaluar. Për shkak të mosdhënies së përsëritur të llogarive fiskale në periudhën prej dy vitesh, 25 subjekteve u është shqiptuar masë e ndalesës së përkohshme për kryerje të veprimtarisë, vulosje e objekteve", informon sot Drejtoria e të Ardhurave Publike.

Janë zbatuar gjithsej 960 kontrolle për falsifikim, ndërsa janë përfshirë 434 objekte hotelierike, 318 objekte tregtare, 201 objekte shërbyese dhe shtatë organizatorë të lojërave të fatit.

Kontrollet janë realizuar në bazë të raportimeve nga qytetarët përmes linjës 198, analizave interne të DAP-it dhe koordinimit me institucionet tjera kompetente.

Nga DAP-i informojnë se ka rritje të numrit të raportimeve nga qytetarët për 36 për qind përkatësisht se në këtë periudhë kanë arritur gjithsej 887 raportime nga qytetarët. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR