NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup: Furnizimi me ujë po stabilizohet gradualisht, ekipet po punojnë në terren
- Për shkak të disa ndërprerjeve të shkurtra të furnizimit me energji elektrike në rajonin e puseve të Lepenecit, është shkaktuar një variacion në presionin e sistemit të pompimit nga puset drejt gypit kryesor të qytetit, prej nga plotësohet sistemi i furnizimit me ujë. Si rezultat i këtyre ndërprerjeve në rrjetin e energjisë elektrike, janë shfaqur dy defekte njëkohësisht në linjën kryesore të ujësjellësit me diametër F-600, si dhe një defekt në një shesh teknike në linjën F-400 në njërin prej puseve, njoftoi sot Ndërmarrja Publike "Ujësjellës dhe Kanalizim" – Shkup.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:11, 6 tetor, 2025
Shkup, 6 tetor 2025 (MIA) - Për shkak të disa ndërprerjeve të shkurtra të furnizimit me energji elektrike në rajonin e puseve të Lepenecit, është shkaktuar një variacion në presionin e sistemit të pompimit nga puset drejt gypit kryesor të qytetit, prej nga plotësohet sistemi i furnizimit me ujë. Si rezultat i këtyre ndërprerjeve në rrjetin e energjisë elektrike, janë shfaqur dy defekte njëkohësisht në linjën kryesore të ujësjellësit me diametër F-600, si dhe një defekt në një shesh teknike në linjën F-400 në njërin prej puseve, njoftoi sot Ndërmarrja Publike "Ujësjellës dhe Kanalizimi" – Shkup.
"Për shkak të këtyre defekteve, në disa lagje të qytetit ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë, por pas reagimit të shpejtë të ekipeve tona, furnizimi me ujë po stabilizohet gradualisht, me qëllim që të shmangen defekte të reja dhe ngarkesa shtesë në sistem", thuhet në njoftim.
Nga NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" informojnë se ekipet e tyre menjëherë kanë dalë në terren dhe po punojnë intensivisht për riparimin e defekteve, me qëllim që të sigurohet normalizimi i plotë i furnizimit me ujë në kohën më të shkurtër të mundshme.
Ata njoftojnë se qytetarët me kohë do të informohen për sanimin. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s