Nobelistët citojnë presidenten Siljanovska-Davkova për inteligjencën artificiale dhe arsimin
- Shoqata botërore e laureatëve e cila bashkon laureatët e çmimeve Nobel, Turing, Volf dhe Lasker ka aktualizuar përsëri qëndrimet e presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, duke vlerësuar se mesazhet e saj mbi inteligjencën artificiale dhe arsimin kanë lënë përshtypje të fortë në debatin global mbi të ardhmen e njerëzimit.
- Post By Fami Bajrami
- 15:01, 25 maj, 2026
Shkup, 25 maj 2026 (MIA) - Shoqata botërore e laureatëve e cila bashkon laureatët e çmimeve Nobel, Turing, Volf dhe Lasker ka aktualizuar përsëri qëndrimet e presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, duke vlerësuar se mesazhet e saj mbi inteligjencën artificiale dhe arsimin kanë lënë përshtypje të fortë në debatin global mbi të ardhmen e njerëzimit.
Bëhet fjalë për Samitin botëror të laureatëve (WLS), një nga tubimet më prestigjioze ndërkombëtare të shkencëtarëve, intelektualëve dhe fituesve të çmimeve më të rëndësishme botërore, ku temë qendrore ka qenë marrëdhënia midis inteligjencës njerëzore dhe artificiale.
Në publikimin e saj, Asociacioni transmeton një pjesë të fjalimit të presidentes Siljanovska-Davkova nga Samiti botëror i qeverive në Dubai, ku ajo paralajmëroi për pasojat e varësisë së tepërt nga inteligjenca artificiale.
"Kur inteligjenca artificiale jep përgjigjen për një sekondë, truri ynë kalon në regjimin e 'përtacisë'", theksojnë laureatët, duke cituar presidenten e Maqedonisë.
Në publikim theksohet gjithashtu edhe vlerësimi i saj se bota vazhdon të funksionojë sipas "modelit 200-vjeçar prusian" për edukimin e vendasve digjitalë.
"Nëse arsimi mbetet një fabrikë për diploma dhe një transportues i të dhënave, rrezikojmë të bëhemi ‘shërbëtorë digjitalë’ të kontrolluar dhe të tejkaluar nga algoritmet e përdorura nga elitat teknologjike", thekson Shoqata botërore e laureatëve, duke iu referuar tezave të Siljanovska-Davkovës.
Zgjidhja? Kalimi nga "karikimi i trurit" në "ndezjen e kreativitetit". Kurioziteti është shkëndija e vetme që IA nuk mund ta kopjojë, bën të ditur Samiti botëror i laureatëve, duke transmetuar një video të fjalimit të presidentes.
Foto: printskrin