• e mërkurë, 28 gusht 2024

"Njuzvik": Perëndimi i udhëhequr nga SHBA-ja po humb ndikimin strategjik në Gjeorgji

Nju Jork, 27 gusht 2024 (MIA) - Javorja amerikane "Njuzvik" (Neëseek) njoftoi se SHBA-ja dhe vendet-anëtare të NATO-s po humbin gradualisht ndikimin strategjik në Gjeorgji, ndërsa afërsia e saj me Rusinë mund të shkaktojë një problem serioz gjeopolitik për Uashingtonin.

"Pavarësisht simbolikës së përhershme properëndimore dhe mbështetjes së madhe nga njerëzit për anëtarësim në BE dhe NATO, Rusia e presidentit Vlladimir Putin është në rritje, ndërsa marrëdhëniet e qeverisë gjeorgjiane me SHBA-në dhe fuqitë e tjera perëndimore me shpejtësi po përkeqësohen. Ndërsa vendet perëndimore theksojnë se lufta ruse në Ukrainë ka forcuar solidaritetin dhe ka futur Finlandën dhe Suedinë në taborin e NATO-s, kandidatja e dikurshme për anëtarësim Gjeorgjia duket se ka shkuar në anën tjetër", theksoi "Njuzvik". 

Drejtori i Institutit për politike të Gjeorgjisë, Korneli Kakaçia theksoi se "Perëndimi e ka humbur konkurrencën strategjike në rajon ku janë Kina, Turqia, Irani, si dhe Rusia”.

"Përkulja e Gjeorgjisë në orbitën e Rusisë do të ishte një pengesë e rëndësishme për SHBA-në, NATO-n dhe Perëndimin, me implikime gjeopolitike që do të ishin strategjike dhe simbolike", deklaroi Laura Linderman nga Qendra për Eurazi e Këshillit atlantik.

"Njuzvik" kujton se marrëdhëniet mes Qeverisë së partisë "Ëndrra gjeorgjiane" dhe vendeve perëndimore janë përkeqësuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit, megjithëse teorikisht Tbilisi është ende i përkushtuar ndaj anëtarësimit në BE dhe NATO. Procesi i anëtarësimit në BE u pezullua nga Brukseli në korrik për shkak të miratimit të Ligjit për ndikimin e huaj pavarësisht protestave masive. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR