Nju jork tajms: Izraeli përgatitet që ta sulmojë Iranin
- Izraeli sipas informacioneve nga përfaqësuesit amerikanë dhe evropianë, shihet qartë se po përgatitet të nisë një sulm ndaj Iranit, publikoi sot "Nju jork tajms", veprim që në mënyrë shtesë mund të destabilizojë Lindjen e Mesme dhe të rrezikojë përpjekjet e administratës së presidentit amerikan, Donald Tramp të negociuar për marrëveshje për të parandaluar Iranin të zhvillojë armë bërthamore.
- Post By Fami Bajrami
- 09:12, 12 qershor, 2025

Nju Jork, 12 qershor 2025 (MIA) - Izraeli sipas informacioneve nga përfaqësuesit amerikanë dhe evropianë, shihet qartë se po përgatitet të nisë një sulm ndaj Iranit, publikoi sot "Nju jork tajms", veprim që në mënyrë shtesë mund të destabilizojë Lindjen e Mesme dhe të rrezikojë përpjekjet e administratës së presidentit amerikan, Donald Tramp të negociuar për marrëveshje për të parandaluar Iranin të zhvillojë armë bërthamore.
Shqetësimet për aksion të mundshëm ushtarak izraelit, si dhe një përgjigjeje të mundshme iraniane e shtynë Uashingtonin të tërheq diplomatët nga Iraku të mërkurën dhe të miratojë tërheqjen vullnetare të familjeve të ushtarëve amerikanë nga vendet e Lindjes së Mesme.
Nuk është e qartë se çfarë shkalle mund të jetë sulmi izraelit, por tensionet janë rritur prej muajsh, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i ka kërkuar Trampit të shfrytëzojë atë që Tel Avivi e sheh si momentin e cenueshmërisë së Iranit për sulm.
Trampi më herët ka hedhur poshtë planin izraelit për sulmin, duke këmbëngulur se dëshiron të negociojë për marrëveshje me Teheranin që do të kufizonte aftësinë e Iranit për të prodhuar derivate bërthamore. Dy javë më parë, ai tha se e paralajmëroi Netanjahun të mos niste sulm përderisa vazhdojnë negociatat midis SHBA-së dhe Iranit.
Nuk është e njohur se sa shumë është përpjekur Trampi ta dekurajojë Netanjahun nga sulmi këtë herë, por ditët e fundit ai është bërë më pak optimist për mundësinë e arritjes së një marrëveshje, veçanërisht pasi që lideri suprem i Iranit hodhi poshtë një propozim që do të eliminonte gradualisht të drejtën e Iranit për të pasuruar uranium.
Lajmi për tërheqjen e personelit amerikan nga rajoni, si dhe paralajmërimi britanik ndaj transportuesve të anijeve për kërcënimet në rritje ndaj sigurisë detare, erdhi vetëm disa orë pasi Trampi për "Nju jork tajms" deklaroi se po bëhej "më pak i sigurt" në suksesin e negociatave me Iranin.
Negociatorët amerikanë dhe iranianë do të takohen përsëri të dielën, pasi që Trampi të hënën deklaroi se qëndrimi i Iranit në bisedime ishte "i papranueshëm". Sipas përfaqësuesit amerikan, përfaqësuesi i Trampit, Stiv Uitkof, ende planifikon të marrë pjesë në raundin e negociatave i cili do të zhvillohet në Oman.
Paralajmërimi britanik ka ardhur për trafikun detar, për shkak të "tensioneve në rritje në rajon që mund të çojnë në një përshkallëzim të aktivitetit ushtarak me ndikim të drejtpërdrejtë te detarët". Ata i paralajmëruan anijet tregtare që kalojnë nëpër Gjirin Persik, Gjirin e Omanit dhe Ngushticën e Otmutsikut të marrin masa paraprake shtesë.
Sipas funksionarit të lartë iranian, ushtria dhe qeveria iraniane kanë zhvilluar tashmë takime krize se si t'i përgjigjen sulmit të mundshëm izraelit.
Teherani gjoja se ka përgatitur plan që përfshin kundërsulm të menjëhershëm me qindra raketa balistike drejtuar drejt territorit izraelit. Në tetor të vitit 2024, Irani nisi një sulm të madh me raketa ndaj Izraelit në kontekstin e luftës së Gazës, por dëmi atëherë ishte i kufizuar, pjesërisht për shkak të ndihmës së SHBA-së në kapjen e raketave.
Trampi përsëri diskutoi me Netanjahun të hënën, por Shtëpia e Bardhë nuk publikoi detaje të asaj bisede. Trampi u takua mbrëmë me anëtarët e këshillit të tij të sigurisë kombëtare në Kemp Dejvid. rq/
Foto: arkivi i MIA-s