• e mërkurë, 28 gusht 2024

Një sulm ukrainas me dron ka shkaktuar zjarr në një depo për karburante në rajonin rus të Rostovit, nuk ka të plagosur

Një sulm ukrainas me dron ka shkaktuar zjarr në një depo për karburante në rajonin rus të Rostovit, nuk ka të plagosur

Moskë, 28 gusht 2024 (MIA) - Pas sulmit me dronin rus, ka shpërthyer zjarr në një depo për karburante në rajonin rus të Rostovit, por nuk ka të plagosur, njoftoi sot guvernatori i atij rajoni, Vasilij Gollubev.

"Në zonën Kamenski ka shpërthyer zjarr në një depo për karburant pas sulmit me dron, por nuk ka viktima", shkroi Gollubov në kanalin e tij Telegram dhe shtoi se nuk ka rrezik që zjarri të përhapet në ndërtesat e banimit.

Guvernatori i rajonit të Rostovit paraprakisht publikoi se rreth orës 3 sipas orës së Moskës janë rrëzuar katër drone në rajonin e Rostovit dhe tetë mbi rajonin Voronjezh. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR