Një i vdekur dhe mbi 30 të zhdukur pas fundosjes së tragetit në Vanuatu
- Të paktën një person ka vdekur, 15 janë shpëtuar dhe më shumë se 30 janë të zhdukur pasi një traget u fundos në brigjet e Vanuatusë, thanë sot autoritetet në këtë vend ishullor të Paqësorit, duke treguar se kushtet e këqija të motit, erërat e forta dhe mbingarkesa e mundshme e anijes ishin shkaqet më të mundshme të aksidentit.
- Post By Sara Ademi
- 10:24, 13 shtator, 2026
Sidnei, 13 shtator 2026 (MIA) - Të paktën një person ka vdekur, 15 janë shpëtuar dhe më shumë se 30 janë të zhdukur pasi një traget u fundos në brigjet e Vanuatusë, thanë sot autoritetet në këtë vend ishullor të Paqësorit, duke treguar se kushtet e këqija të motit, erërat e forta dhe mbingarkesa e mundshme e anijes ishin shkaqet më të mundshme të aksidentit.
Trageti "MV Matui", që mbante dhjetëra pasagjerë dhe ekuipazh, po lundronte në mot të keq midis ishujve Ambae dhe Santo kur u përmbys, raportoi transmetuesi publik i Zelandës së Re, En-Zet-AR-Z (RNZ).
Zyra e kryeministrit Xhotam Napat në Fejsbuk njoftoi se kërkimet në det po zvogëlohen dhe operacioni po përqendrohet në bregdetin juglindor, ku rrymat e detit mund të kenë rrëmbyer të mbijetuarit.
"Supozohet se pët këtë tragjedi kanë kontribuar, erërat e forta dhe mosrespektimi i paralajmërimeve të lundrimit, dhe pakujdesia, përfshirë mbingarkesën e anijes", citohet në kumtesën e zyrës së kryeministrit, duke njoftuar një hetim të detajuar për aksidentin.
Në kumtesë shtohet; "Lutemi për forcë dhe shërim për të mbijetuarit. U dërgojmë mesazh familjeve të të zhdukurve dhe viktimave se i gjtihë vendi është me ta në këto momente pikëllimi". sa/
foto: Gugël harta