Nikolloski: Treni urban dhe autobusët elektrikë ekologjikë janë kontribut drejt uljes së ndotjes së ajrit në Shkup
- Përdorimi i Trenit urban dhe nga viti i ardhshëm autobusët elektrikë ekologjikë, seriozisht do të ndikojnë ndaj uljes së ndotjes së ajrit në Shkup, thotë zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:21, 15 tetor, 2026
Shkup, 15 tetor 2026 (MIA) - Përdorimi i Trenit urban dhe nga viti i ardhshëm autobusët elektrikë ekologjikë, seriozisht do të ndikojnë ndaj uljes së ndotjes së ajrit në Shkup, thotë zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Sipas tij, nga 300 deri 500 udhëtarë në ditë e përdorin trenin urban në linjën Zelenikovë-Hekurudha e Re.
"Premtuam se linja e parë e trenit urban do të fillojë më 1 shtator dhe linja e parë e trenit urban filloi më 1 shtator dhe më vjen mirë që edhe ky afat u respektua. Frekuentimi ditor është diku 300 deri 500 udhëtarë. Ato janë 300 deri 500 automjete më pak në qendër të qytetit. Ato janë 300 deri 500 vende të lira parkimi në qendër të qytetit dhe 300 deri 500 automjete që më pak ndotin në qendër të qytetit", potencoi Nikolloski gjatë pjesëmarrjes së sotme në emisionin "Vetëm intervistë" në TV Kanal 5.
Plani, sipas Nikolloskit, është ulja e numrit të automjeteve përmes integrimit të transportit publik.
"Dendësia e komunikacionit është pothuajse 30 prë qind, hyn nga drejtimi perëndimor Tetovë-Gostivar, 30 për qind hyn nga drejtimi lindor, ai është Velesi. Diku rreth 20 për qind hyn nga drejtimi verior, ajo është Kumanova, dhe edhe 20 për qind hyn nga drejtimi veriperëndimor, ajo është Prishtina. Dhe tani, kërkojmë mënyrë se si ta ulim numrin e automjeteve. Unë nuk them se do të vijmë tek zeroja, por do të ulet ndotja si një prej dy faktorëve kryesorë për ndotjen e ajrit në Shkup", theksoi Nikolloski.
Paralajmëroi se po punohet edhe në projektimin e dy linjave të tjera nga Treni urban, më tutje vendosja e trenit urban për Kumanovë dhe nëse pala kosovare bën rikonstruktimin e hekurudhës, është e qartë vendosja edhe e trenit ndërkombëtar Prishtinë-Shkup. ab/
Foto: МIA arkivi