Nikolloski: Së shpejti do të funksionojnë transporti kargo Prilep-Manastir dhe linja hekurudhore ndërurbane
- Pres që së shpejti të fillojmë me trafikun kargo nga Prilepi nëpërmjet Manastirit dhe jashtë vendit, si dhe të mundësohet transporti hekurudhor ndërurban, por presim që punimet në autostradën Prilep - Manastir të përparojnë, veçanërisht në kalimet hekurudhore. Do të transportohet mermer, deklaroi zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski në shënimin e sotëm të 11 Tetorit në Prilep.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:32, 11 tetor, 2026
Prilep, 11 tetor 2026 (MIA) - Pres që së shpejti të fillojmë me trafikun kargo nga Prilepi nëpërmjet Manastirit dhe jashtë vendit, si dhe të mundësohet transporti hekurudhor ndërurban, por presim që punimet në autostradën Prilep - Manastir të përparojnë, veçanërisht në kalimet hekurudhore. Do të transportohet mermer, deklaroi zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski në shënimin e sotëm të 11 Tetorit në Prilep.

"Në pjsën e kargos, jemi tashmë në fazën përfundimtare të fillimit të trafikut kargo. Prodhimet e mermerit do të kalojnë përmes trafikut kargo, dhe në këtë mënyrë do të mbrojmë edhe trafikun e pasagjerëve. Pres që së shpejti të filloj trafiku kargo", theksoi Nikolloski.
Ai paralajmëroi se në periudhën e ardhshme pret të fillojë të qarkullojë edhe treni ndërurban midis Prilepit dhe Manastirit.
"Lidhur me lidhjen e Manastirit me Prilepin me tren, dhe kjo është diçka që e premtova, atje, e dini, autostrada Prilep - Manastir po ndërtohet paralelisht dhe me kontraktorin, konsorciumin "Behtel dhe Enka", patëm një vendim të përbashkët për të përfunduar të gjitha aktivitetet që lidhen me lidhjen e linjës hekurudhore, të cilat lidhen me disa vende, në mënyrë që kur të fillojë trafiku hekurudhor, të mos ndalet. Dhe pres që në periudhën e ardhshme të fillojmë edhe me një tren ndërurban midis Prilepit dhe Manastirit", deklaroi në Prilep zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski.
Foto: MIA