Nikolloski: Ndërtimi i hekurudhës së shpejtë në terren fillon në pranverë
- Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski deklaroi se punët ndërtimore në projektin për hekurudhën e shpejtë mund të fillojnë në pranverën e vitit të ardhshëm, pasi që të përfundohen me kohë të gjitha studimet e nevojshme në kuadër të përgatitjes së projektit.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:57, 15 tetor, 2026
Shkup, 15 tetor 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski deklaroi se punët ndërtimore në projektin për hekurudhën e shpejtë mund të fillojnë në pranverën e vitit të ardhshëm, pasi që të përfundohen me kohë të gjitha studimet e nevojshme në kuadër të përgatitjes së projektit.
Gjatë pjesëmarrjes në emisionin "Vetëm intervistë" në TV kanal 5, Nikolloski tha se gjashtë studimet e parapara për projektin janë parashtruar deri më 31 gusht, në pajtim me afatin e caktuar, që, sipas tij, mundëson hyeje në fazën finale të përgatitjeve.
"Pas një kohe të gjatë, për herë të parë në Maqedoni po respektohet afati. Njëherit, të gjitha këto gjashtë studime duhej të ishin gati deri më 31 gusht he ne në datën e njejtë i morëm. Që do të thotë se tani po hyjmë në fazën finale dhe, nëse gjithçka shkon mirë, afatin do ta respektojmë, e me atë t'i kemi tashmë edhe punët ndërtimroe nga pranvera", tha Nikolloski.
Duke folur për marrëveshjen për partneritet strategjik me Britaninë e Madhe dhe efektet e mundshme nga ndryshimet politike në Mbretërinë e Bashkuar ndaj realizimit të projektit, Nikolloski vlerësoi se partneriteti ka karakter afatgjatë dhe nuk varet nga ndryshimi i qeverive.
Si vërtetim për vazhdimësinë e partneritetit, ai paralajmëroi se në gjysmën e dytë të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit sërish do të mbahen takime të nivelit të lartë në Londër. ab/
Foto: МIА arkivi