Nikolloski: Ndërtimi i autostradave kudo po zhvillohet me dinamikë të fuqishme
- Maqedonia po ndërton gjashtë autostrada njëkohësisht, ndëkaq dinamika e realizimit të të gjitha akseve po zhvillohet shkëlqyeshëm, thotë zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:47, 15 tetor, 2026
Shkup, 15 tetor 2026 (MIA) - Maqedonia po ndërton gjashtë autostrada njëkohësisht, ndëkaq dinamika e realizimit të të gjitha akseve po zhvillohet shkëlqyeshëm, thotë zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Gjatë pjesëmarrjes në emisionin "Vetëm intervistë" në Televizionin Kanal 5, Nikolloski për aksin e autostradës Kërçovë - Bukojçan, ndërtimi i të cilit filloi para disa ditësh, tha se bëhet fjalë për projekt të ndërlikuar teknik dhe se afati o ndërtimit prej katër viteve do të kihet parasysh.
"Lidhur me aksin Kërçovë-Bukojçan, ka shumë garanca serioze bankare për kryesit të cilët i parashtruan për kryerje të autostradës në afat. Bëhet fjalë për aks të vështirë, por aksi nuk është i gjatë. Lamë katër vite, dhe jam i bindur se ky afat do të respektohet", tha Nikolloski.
Sipas planifikimit po zhvillohet edhe ndërtimi i akseve të autostradave që i ndërton konsorciumi "Bektel dhe Enka".
"Në Tetovë-Gostivar e tërë rruga është e depërtueshme dhe këtë mund ta shohin të gjithë ata që udhëtojnë. Në Gostivar-Bukojçan mund të shihen urat e mëdha të cilat tashmë janë ndërtuar, ndërsa pres në kohë sa më të shkurtë ta promovojmë urën si të kryer. Dinamika e të dyjave po shkon mirë dhe pres të prëfundojnë në vitin 2029", tha Nikolloski.
Dinamikë akoma më të mirë, sipas Nikolloskit, ka në Prilep-Manastir, ku nga 40 km sa do të jetë traseja e përgjithshme, tashmë hapjen e parë do ta ketë nga mesi i vitit tjetër, rreth 12 km, ndërsa gjysma tjetër vitin e ardhshëm do të ketë edhe një tjetër dhe në vitin 2028 do të përfundohet ky aks.
Lidhur me aksin e planifikuar nga Struga deri në Qafë Thanë, Nikolloski zbuloi se shteti po shqyrton rutë alternative për shkak të qëndrimeve të UNESKO-s, që mund të jetë e pranueshme. Ai shtoi se ndërtimi i autostradës nga Shkupi deri në Bllacë, priet të përfundohet deri në vitin 2030. ab/
Fotо: Ministria e Transportit