Nikolloski: Maqedonia është lidere në zbatimin e reformave nga Plani për rritje i BE-së
- Maqedonia është lidere absolute në zbatimin e reformave në kuadër të Planit për rritje të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, ndërsa rezultatet nga proceset reformuese tashmë po shndërrohen në mbështetje konkrete financiare për shtetin. Në nëntor pritet transha e re prej 75 milionë eurove të arrijë në llogari të buxhetit të vendit, me çka mjetet e përgjithshme të paguara në bazë të reformave të zbatuara do të tejkalojnë 225 milionë euro, theksoi gjatë pjesëmarrjes së sotme në emisionin "Vetëm intervistë", zëvendëskryeministri dhe ministër i Trasportit, Aleksandar Nikolloski.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:10, 15 tetor, 2026
Shkup, 15 tetor 2026 (MIA) - Maqedonia është lidere absolute në zbatimin e reformave në kuadër të Planit për rritje të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, ndërsa rezultatet nga proceset reformuese tashmë po shndërrohen në mbështetje konkrete financiare për shtetin. Në nëntor pritet transha e re prej 75 milionë eurove të arrijë në llogari të buxhetit të vendit, me çka mjetet e përgjithshme të paguara në bazë të reformave të zbatuara do të tejkalojnë 225 milionë euro, theksoi gjatë pjesëmarrjes së sotme në emisionin "Vetëm intervistë", zëvendëskryeministri dhe ministër i Trasportit, Aleksandar Nikolloski.
Nikolloski foli edhe për mundësinë e rritjes shtesë të mbështetjes financiare për vendet nga rajoni që zbatojnë reforma. Sipas pritjeve të tij, gjithnjë e më i shprehur është kufizimi mes shteteve që përparojnë në proceset reformuese dhe atyre tek të cilat ai përparim stagnon.
"Ajo që shpresoj, është se në rajon tashmë janë krijuar dy grupe vendesh. Njëri është ai që zbatojnë reforma, e ato janë: Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria, ndërsa i dyti është ai që nuk zbatojnë reforma, e ato janë: Serbia, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina. Ideja është që mjetet e parapara për ato tri vende të rialokohen te Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria, gjë që do të na mundësonte të tejkalonim shumën prej 750 milionë eurosh të cilat janë paraparë tani", tha zëvendëskryeministri Nikolloski. ab/
Foto: Printskrin