Nikolloski: Janë projektuar dhe ndërtuar 18 kilometra rrugë hyrëse përgjatë autostradës Ohër - Kërçovë
- Ka përfunduar rikonstruimi i rrugës lokale nga Mesheishta në Volinë në Komunën e Debërcës, si pjesë e projektit të Ministrisë së Transportit për lidhjen e rrugëve lokale. Kjo rrugë lidh disa vendbanime në autostradën Ohër-Kërçovë, për të cilën kemi punuar me përkushtim në periudhën e kaluar për të qenë në gjendje të projektojmë dhe ndërtojmë gjithsej 18 kilometra rrugë hyrëse që më parë nuk ishin parashikuar, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski gjatë një vizite pune në Komunën e Debërcës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:54, 18 korrik, 2026
Ohër, 18 korrik 2026 (MIA) - Ka përfunduar rikonstruimi i rrugës lokale nga Mesheishta në Volinë në Komunën e Debërcës, si pjesë e projektit të Ministrisë së Transportit për lidhjen e rrugëve lokale. Kjo rrugë lidh disa vendbanime në autostradën Ohër-Kërçovë, për të cilën kemi punuar me përkushtim në periudhën e kaluar për të qenë në gjendje të projektojmë dhe ndërtojmë gjithsej 18 kilometra rrugë hyrëse që më parë nuk ishin parashikuar, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski gjatë një vizite pune në Komunën e Debërcës.
Me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Komunës së Debërcës, Zllatko Siljanoski, sot inspektuan riokonstruimin e rrugës nga Mesheishta për në Volinë dhe rrugëve në fshatin Volinë, projekte që po realizohen me mbështetjen e Qeverisë përmes Ministrisë së Transportit.

"Këtë projekt në fshatin Volinë e punuam së bashku me Komunën e Debërcës, me mbështetjen e Bankës Botërore përmes një linje projekti që e kemi siguruar nga Banka Botërore dhe që do të thotë përfundimi i rrugëve lokale nëpër shumë vendbanime në shtet. Gjithashtu, paraprakisht ishim në hyrje të fshatit Mesheishtë, dhe kur u bë projekti për autostradën Ohër-Kërçovë, për fat të keq nuk ishin parashikuar as rrugë hyrëse, as rrugë paralele, as kryqëzime, as nënkalime, as mbikalime dhe kështu shumica e fshatrave në anën e majtë dhe të djathtë të autostradës ishin, ose duhej të ishin, të shkëputura nga Ohri, Struga, Kërçova dhe Shkupi. Ne vendosëm ta korrigjojmë këtë, projektuam rrugë paralele dhe aksese me gjatësi 18 kilometra", tha Nikolloski.
Lidhur me segmentin e autostradës nga Preseka në Ohër, ai theksoi se ishte i nevojshëm edhe pëlqimi i Komisionit të UNESCK-s, me të cilin punuan për gjashtë muaj.
"Morëm pëlqim dhe tashmë mund ta shihni se qasja në vendbanime, në këtë rast në Mesheishtë, po fillon të funksionojë, dhe aty ku mbaron qasja, komuna do të vazhdojë. Pra, do të marrim një zgjidhje moderne rrugore që jo vetëm që do të thotë një lidhje për këtë vendbanim, por do të thotë edhe një lidhje për Komunën e Strugës dhe fshatrat që gravitojnë drejt Komunës së Strugës", tha ai.
Kryetari i Komunës së Debërcës, Siljanoski, tha se sot është bërë inspektim i dy projekteve të rëndësishme për komunën. Njëra rrugë është ajo nga fshati Mesheishtë deri në fshatin Volinë, me gjatësi prej 2120 metra, me vlerë të përgjithshme prej 15.5 milionë denarë, të siguruara nga Ministria e Transportit përmes projektit për mbështetjen e komunave.

Siljanoski theksoi gjithashtu se përveç fondeve të marra nga pushteti qendror, nga buxheti bazë i komunës janë ndarë 24 milionë denarë, të destinuara për mbështetjen dhe realizimin e projekteve infrastrukturore në disa vendbanime në Debërcë.
Fotografia: MIA