Nikolloski: Fillojmë me ndërtimin e autostradës Bukojçan - Kërçovë, autostrada e gjashtë që ndërtohet në Maqedoni
- Maqedonia po fillon ndërtimin e një autostrade të re nga Bukojçani në Kërçovë, projekti i gjashtë i nisur nga kjo Qeveri. Lidhja nga Kërçova në Bukojçan me një zgjidhje autostrade do t'i japë kuptim të plotë Korridorit 8, që do të thotë përfundim i plotë i korridorit dhe një lidhje e plotë autostrade midis Shkupit dhe Ohrit, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski në ceremoninë e sotme të hapjes së punimeve për autostradën e re.
- Post By Melahat Baftija
- 15:35, 12 tetor, 2026
Shkup, 12 tetor 2026 (MIA) - Maqedonia fillon të ndërtojë një autostrade të re nga Bukojçani në Kërçovë, projekti i gjashtë që e fillon kjo Qeveri. Lidhja nga Kërçova në Bukojçan me një zgjidhje autostrade do t'i japë kuptim të plotë Korridorit 8, që do të thotë përfundim i plotë i korridorit dhe një lidhje e plotë autostrade midis Shkupit dhe Ohrit, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski në ceremoninë e sotme të hapjes së punimeve për autostradën e re.
Sipas Nikolloskit, kjo është një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme që duhet të sigurojë tërësinë e lidhjes së autostradës në pjesën perëndimore të vendit, përmes Tetovës, Gostivarit, Kërçovës dhe Strugës, duke mundësuar lidhjen e plotë të Korridorit 8.
"Këto 12 kilometra janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe duhet t'i japin kuptim dhe integritet të gjithë lidhjes autostradale, jo vetëm nga Shkupi në Ohër, por edhe të gjithë Korridorit 8. Me këtë lidhje të autostradës, i gjithë korridori ka kuptim", tha Nikolloski.

Ai theksoi se aktivitetet ndërtimore po fillojnë pikërisht në vendin ku mbaron autostrada Ohër-Kërçovë, nga ku traseja do të vazhdojë deri në Bukojçan. Njëkohësisht në segmentin nga Bukojçani në Gostivar tashmë po punohet intensivisht për ndërtimin e një zgjidhjeje autostradë
"Bëhet fjalë për një terren malor, jashtëzakonisht i vështirë, terren që kërkon shumë njohuri, shumë përvojë dhe besoj se kontraktorët që janë përzgjedhur, së bashku me mbikëqyrjen dhe mbështetjen teknike, do të jenë në gjendje të bëjnë një punë të shkëlqyer dhe jam i bindur se projekti do të përfundojë brenda periudhës së planifikuar prej 4 vitesh", theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski.
Projekti parashikon ndërtimin e një autostrade moderne me dy korsi në secilin drejtim, me gjerësi prej 3,5 metrash, si dhe korsi ndihmëse prej 2,75 metrash në të dyja anët. Shpejtësia e projektuar do të jetë nga 110 deri në 130 kilometra në orë.
Ai theksoi se fillimi i ndërtimit është pjesë e vizionit të zhvillimit të vendosur në vitin 2024, me të cilin vendi duhet të pozicionohet si një udhëkryq i rëndësishëm i dy korridoreve panevropiane - Korridorit 8 dhe Korridorit 10.
Ndërtimi i seksionit Bukojçan - Kërçovë përfaqëson një hap të rëndësishëm infrastrukturor drejt lidhjes më të mirë, transportit më të shpejtë dhe më të sigurt dhe forcimit të rolit strategjik të Maqedonisë në korridoret rajonale të transportit. mb/
Foto: Ministria e Transportit