• e premte, 30 gusht 2024

Nga zjarri izraelit është goditur një automjet i KB-së në Gazë, jelekët antiplumb i shpëtuan njerëzit në të 

Nga zjarri izraelit është goditur një automjet i KB-së në Gazë, jelekët antiplumb i shpëtuan njerëzit në të 

Nju-Jork, 28 gusht 2024 (MIA) - Zjarri izraelit ka goditur një automjet të KB-së në Gazë, pjesë e një karvani humanitar të koordinuar me autoritetet izraelite, njoftoi organizata botërore. Incidenti, në të cilin nuk ka të plagosur ose viktima, ndodhi dje, deklaroi zëdhënësi i KB-së dhe kujtoi ngjarjet e mëparshme të ngjashme.

"Mbrëmë, një automjet humanitar i KB-së i identifikuar qartë, si pjesë e një karvani i cili ishte plotësisht i koordinuar me (forcat e armatosura izraelite) u godit dhjetë herë nga zjarri izraelit", deklaroi zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të KB-së Stefan Dizharik. 

Sipas tij, jelekët antiplumb i shpëtuan dy personat në automjet. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR