• e shtunë, 15 nëntor 2025

Nga e diela fillon vendosja graduale e sistemit të ri për kontroll të kufijve të jashtëm të BE-së

Nga e diela fillon vendosja graduale e sistemit të ri për kontroll të kufijve të jashtëm të BE-së

Bruksel, 10 tetor 2025 (MIA) – Nga e diela fillon vendosja graduale e sistemit të ri për kalimin e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian, njoftoi Komisioni Evropian. Vendet – anëtare do të fillojnë të grumbullojnë të dhëna elektronike për shtetas të vendeve të treta të cilët qëndrojnë deri 90 ditë. 

Periudha kalimtare do të zgjasë gjashtë muaj, me çka vendet vetë do të përcaktojnë në cilat vendkalime kufitare do ta vendosin procedurën e re. Pastaj sistemi do të zgjerohet në të gjitha pikat kufitare. 

Me rregullat e reja hiqet shtypja e deritanishme e pasaportave – kontrolli do të bëhet në mënyrë elektronike, ndërsa të dhënat do të përfshijnë informacione biometrike: fotografi dhe gjurmë të gishtërinjve. 

Pas vendosjes fillestare të të dhënave, udhëtarët do të kalojnë kontroll më të shpejtë. Disa vende do të mundësojnë edhe kontroll të pavarur përmes pajisjeve automatike, bën të ditur Komisioni. 

Sistemi do të jetë tërësisht funksional nga 10 prilli i vitit 2026 dhe duhet të ndihmojë në zbulimin e qëndrimit të jashtëligjshëm dhe keqpërdorimit të dokumenteve. fc/

Foto: Arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR