• e diel, 15 nëntor 2026

Nga 8 shtatori 1991 deri më sot – tre dekada e gjysmë të pavarësisë së Maqedonisë

Nga 8 shtatori 1991 deri më sot – tre dekada e gjysmë të pavarësisë së Maqedonisë

Shkup, 8 shtator 2026 (MIA) – Tre dekada e gjysmë qëkur qytetarët e Maqedonisë në referendumin historik të 8 shtatorit të vitit 1991 u deklaruan për shtet sovran dhe të pavarur. 35 vjet pavarësi – jubile që përmbledh një nga etapat më të trazuara, por edhe më domethënëse në historinë moderne të Maqedonisë.

Nga referendumi “për” nën sloganin “Votoj për Maqedoninë”, përmes pavarësisë paqësore dhe betejës së vështirë për njohje ndërkombëtare, deri te pranimi në Kombet e Bashkuara, konflikti i vitit 2001, Marrëveshja Kornizë e Ohrit, kontesti i emrit, Marrëveshja me Bullgarinë dhe Marrëveshja e Prespës – rruga e shtetit të Maqedonisë ishte e mbushur me kthesa historike, kriza politike, kompromise të vështira dhe luftë të vazhdueshme për stabilitet dhe afirmim ndërkombëtar.

Dita e pavarësisë, 8 Shtatori, është një nga datat më domethënëse në historinë moderne të Maqedonisë – një ditë kur qytetarët, në mes të shpërbërjes së ish-federatës jugosllave, zgjodhën në mënyrë demokratike pavarësinë si rrugë për të ardhmen e shtetit.

Сто и осумнаесет години од Крушевската република и 77 години од Првото заседание на АСНОМ се одбележуваат денеска на на 2 Август – Денот на Републиката. Со Илинденското востание и Крушевската

Nga rrënjët historike deri te shtetësia bashkëkohor

Ideja e shtetësisë së Maqedonisë nuk filloi me referendumin e vitit 1991. Ajo bazohet në aspiratat disadekadëshe për afirmim kombëtar dhe politik, në traditat e Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës të vitit 1903, si dhe në vendimet e Seancës së Parë të KAÇKM-së.

Më 2 gusht 1944, në manastirin “Prohor Pçinski”, u mbajt Seanca e Parë e Kuvendit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Maqedonisë – KAÇKM, në të cilën u hodhën themelet e shtetësisë bashkëkohore të Maqedonisë.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Maqedonia u bë një nga njësitë federale në kuadër të Jugosllavisë së atëhershme. Në dekakadat e ardhshme zhvilloheshin institucionet e shtetit të Maqedonisë, u kodifikua gjuha letrare maqedonase dhe u konstituuan kulturat kombëtare dhe institucionet shkencore.

Shpërbërja e Jugosllavisë nga fundi i viteve 198--ta dhe fillimi i viteve të 1990-ta, me gjithatë, hapi etapë të re historike - çështjen e pavarësisë së plotë shtetërore.

Ndryshimet demokratike dhe rruga drejt referendumit

Fillimi i 1990-ve solli ndryshime të mëdha politike në të gjithë Evropën Lindore dhe Juglindore. Përmbysja e regjimeve komuniste dhe vendosja e sistemeve politike shumëpartiake krijuan realitet të ri politik. Në fund të viteve të tetëdhjeta të shek. XX vështirësitë në jetën politike dhe ekonomike shkaktuan ndryshime edhe në Maqedoni me të cilat do të sigurohet zhvillim më i shpejtë i demokracisë dhe ekonomisë. Krahas partisë së vetme që ishte në pushtet - Lidhja e Komunistëve, filluan të krijohen edhe parti të tjera politike.

Zgjedhjet e para shumëpartiake parlamentare në Maqedoni u mbajtën në vitin 1990, me çka filloi procesi i pluralizmit politik dhe transformimit demokratik të sistemit politik. U zgjodh Qeveria e parë, e kryesuar nga Nikolla Klusev. Në përputhje me Deklaratën e sovranitetit të Republikës Socialiste të Maqedonisë, e miratuar më 25 janar të vitit 1991, qëllimi themelor i Qeverisë ishte konstituimi i Maqedonisë si shtet i pavarur.

Gjatë mandatit të kësaj qeverie është mbajtur referendumi për pavarësinë e Maqedonisë, por me prapashtesën në pyetjen në të cilën thuhej "A jeni për shtet sovran dhe të pavarur Maqedoni, me të drejtë për hyrje në federatë të ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë?", u miratua Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, si dhe mëvetësimin monetar të shtetit.

Në atë kohë, Federata jugosllave gjendej në krizë të thellë politike. Vizionet e ndryshme për të ardhmen e Jugosllavisë dhe kundërshtimet kombëtare dhe politike në rritje sollën deri te shpallja e pavarësisë së disa republikave.

Në rrethana të tilla, kreu shtetëror i Maqedonisë dhe institucionet filluan procesin që do të sjellë deri te shpallja e pavarësisë.

8 shtator 1991 - "Votoj për Maqedoninë"

Më 8 shtator të vitit 1991 u mbajt referendum për pavarësi, i cili mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme demokratike në historinë e shtetit të Maqedonisë Referendumit i parapriu Deklarata për sovranitet, të cilën e miratoi Parlamenti i parë shumëpartiak i Maqedonisë më 25 janar të vitit 1991.

Qytetarët në referendumin përgjigjeshin në pyetjen:

"A jeni për shtet sovran dhe të mëvetësishëm Maqedoni, me të drejtë për të hyrë në federatë të ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë?"

Me sloganin "Votoj për Maqedoninë", qytetarët në numër të madh dolën në votim dhe e mbështetën bindshëm pavarësinë.

Sipas rezultateve zyrtare, nga qytetarët që votuan, më shumë se 95 për qind u deklaruan “për” Maqedoni sovrane dhe të pavarur.

Në votim, nga 1.495.807 votues, dolën 1.132.981 qytetarë me të drejtë vote ose 71.85%, ndërsa nga numri i përgjithshëm i qytetarëve që votuan në Referendumin, 1.079.308 qytetarë u deklaruan pozitivisht, përkatësisht 95,26% (përkatësisht 72,16% e numrit të përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote)

Referendumi ishte shprehje e vullnetit demokratik të shumicës së qytetarëve dhe siguroi legjitimitet politik për procesin e mëtejshëm të mëvetësimit.

Në mbrëmjen e 8 shtatorit të vitit 1991, në sheshin e Shkupit u organizua kremtim, në të cilin u kremtua rezultati i suksesshëm i referendumit. Në kremtimin fjalime të shkurtra kishin Presidenti i parë i Maqedonisë së pavarur, Kiro Gligorov, Kryetari i parë i Qeverisë, Nikolla Klusev, dhe Kryetari i parë i Kuvendit, Stojan Andov.

Kiro Gligorovi nga skena e sheshit iu drejtua qytetarëve me fjalët: “Qytetarë dhe qytetarë të Maqedonisë më lejoni që sonte juve dhe të gjithë qytetarëve dhe qytetareve të Maqedonisë, t’ua uroj Maqedoninë e lirë, sovrane dhe të mëvetësishme”.

Ky mesazh mbeti si simbol i momentit historik kur Maqedonia konfirmoi përcaktimin e saj për rrugë të mëvetësishme shtetërore.

Shpallja e pavarësisë dhe Kushtetutës së parë

Formalisht, vullneti i popullit për shtet të pavarur u konfirmua me Deklaratën e pranimit të rezultateve të referendumit më 18 shtator të vitit 1991 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Me këtë, në mënyrë institucionale u konfirmua vullneti i qytetarëve për shtet sovran dhe të pavarur.

Vetëm dy muaj më vonë, më 17 nëntor të vitit 1991, u miratua Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, me të cilën u hodhën themelet e sistemit të ri politik dhe juridik.

Me Kushtetutën, Maqedonia u përkufizua si shtet sovran, i mëvetësishëm, demokratik dhe social, ndërsa u përcaktuan parimet themelore të demokracisë parlamentare, ndarjen e pushtetit dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Mëvetësi paqësore në rajon të trazuar

Rruga e Maqedonisë drejt pavarësisë kishte një specifikë të rëndësishme – mëvetësia u realizua pa konflikt të armatosur.

Në periudhën kur shpërbërja e Jugosllavisë u përcoll me luftëra në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, Maqedonia arriti të shmangë skenarin e një përledhjeje të drejtpërdrejtë të armatosur.

Tërheqja e Armatës Popullore Jugosllave nga territori i Maqedonisë në vitin 1992 u realizua në mënyrë paqësore, me atë që APJ-ja jo vetëm që mori të gjitha armët, por edhe mori edhe prizat elektrike nga kazermat.

Më 21 shkurt të vitit 1992, në Shkup u arrit dhe u nënshkrua marrëveshje për dislokimin, përkatësisht tërheqjen e Armatës Popullore Jugosllave (APJ) nga territori i Republikës së Maqedonisë. Marrëveshja u nënshkrua nga Presidenti Kiro Gligorov dhe Gjeneral-koloneli Bllagoje Axhiq, kryeshef i Shtatmadhorisë së APJ-së.

Tërheqja u bë në mënyrë paqësore dhe pa përleshje të armatosura, gjë që ishte e një rëndësie të veçantë në një kohë kur në pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë tashmë po zhvilloheshin konflikte ushtarake. Pothuajse të gjitha armët e rënda, artileria, tanket, avionët dhe pajisjet e tjera ushtarake u tërhoqën, duke lënë objektet ushtarake të dëmtuara ose boshe.

Pjesëtari i fundit i APJ-së braktisi Maqedoninë më 27 mars të vitit 1992, duke përfunduar kështu procesin e mëvetësimit ushtarak të shtetit.

Me largimin e APJ-së, vendkalimet kufitare dhe objektet ushtarake u morën nga forcat e sapokrijuara të armatosura të Republikës së Maqedonisë dhe policia.

Kjo ngjarje është një nga momentet kyçe në procesin e mëvetësimit, pasi Maqedonia u bë e vetmja ish-republikë jugosllave nga e cila APJ-ja u tërhoq pa konflikt ushtarak.

Por, mëvetësimi paqësor nuk nënkuptonte fillim të lehtë. Shteti i ri u përball menjëherë me probleme serioze ekonomike, shpërbërjen e ish tregut të përbashkët jugosllav, pasojat e sanksioneve në rajon dhe sfidat komplekse në vendosjen e infrastrukturës vetanake monetare, ekonomike dhe të sigurisë.

Beteja për njohje ndërkombëtare

Një nga sfidat më të mëdha për shtetin e ri ishte sigurimi i njohjes ndërkombëtare.

Pas dështimit të Konferencës për zgjidhjen paqësore të krizës në Jugosllavi, më 16 dhjetor të vitit 1991 u miratua Deklarata për shpërbërjen e Jugosllavisë, me të cilën u bëhej thirrje republikave jugosllave të deklarohen nëse duan të bëhen shtete të pavarura dhe të njohura ndërkombëtarisht.

Maqedonia, së bashku me tre nga gjashtë ish republikat jugosllave, Slloveninë, Kroacinë dhe BeH, janë deklaruar pozitivisht për Deklaratën. Por, megjithëse vetëm Maqedonia dhe Sllovenia morën vlerësime pozitive nga Komisioni i formuar posaçërisht i Badinterit se i plotësojnë kushtet për të fituar pavarësinë, Bashkësia Evropiane në janar të vitit 1992 njohu vetëm Slloveninë dhe Kroacinë, e për vendin tonë vendosi një kusht - do të njihet vetëm nëse emri nuk përmban fjalën Maqedoni.

Në atë periudhë, më 15 janar të vitit 1992, Bullgaria dhe Turqia ishin vendet e para që njohën shtetësinë e Maqedonisë. Pastaj erdhën njohjet nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe shumë vende të tjera.

Kontesti me Greqinë për emrin “Maqedonia” u bë pengesë serioze në procesin e integrimit ndërkombëtar.

Megjithatë, më 8 prill të vitit 1993, me aklamacion në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Maqedonia u pranua si anëtare e 181-të e plotëfuqishme e Organizatës Botërore. Megjithatë, për shkak të kundërshtimit dhe presioneve të Greqisë, e cila nuk pranonte emrin tonë kushtetues, anëtarësimi në OKB u bë me referencën e përkohshme – Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Në vitet në vijim, shteti vendosi marrëdhënie diplomatike me një numër të madh vendesh dhe gradualisht forcoi subjektivitetin e tij ndërkombëtar.

Në vitin 1995 u nënshkrua Marrëveshja e Përkohshme me Greqinë, pasi Greqia paraprakisht kishte vendosur bllokadë ndaj shtetit tonë.

Tranzicioni, sfida ekonomike dhe pjekuri politike

Vitet e para të pavarësisë u shënuan edhe me proces kompleks të tranzicionit nga një sistem socialist në sistem ekonomik të tregut.

Privatizimi i kapitalit shoqëror, mbyllja ose ristrukturimi i një numri të madh ndërmarrjesh, dhe rritja e papunësisë nga 190.000 më 31 dhjetor të vitit 1992 në 330.000 të papunë në vitin 1998, dhe aferat e shumta të plaçkitjes së qytetarëve, si me rastin TAT të Manastirit, krijuan pasoja të rënda sociale.

Në të njëjtën kohë, shteti ndërtonte institucionet e domosdoshme për funksionimin e sistemit të pavarur politik dhe ekonomik.

Në vitin 1992, u vendos valuta kombëtare – denari i Maqedonisë, ndërsa krijoheshin edhe institucionet e shtetit bashkëkohor – shërbimi diplomatik, armata, banka qendrore dhe strukturat e tjera kryesore shtetërore.

Procesi i konsolidimit demokratik, megjithatë, nuk ishte pa probleme. Në dekadat në vijim, Maqedonia përballej me kriza politike, ndarje të ashpra midis partive politike, akuza për korrupsion dhe sfida në sundimin e së drejtës.

Viti 2001 – sfida më e madhe e sigurisë

Dhjetë vjet pas pavarësisë, Maqedonia u përball me krizën më serioze të sigurisë në historinë e saj më të re.

Në vitin 2001, shpërtheu konflikt i armatosur midis forcave të sigurisë dhe grupeve të armatosura shqiptare.

Konflikti kërcënoi stabilitetin e vendit dhe ngriti pyetje serioze në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike.

Комитетот за односи меѓу заедниците денеска ќе одржи свечена седница по повод одбележувањето на 20-годишнината од потпишувањето на Охридскиот рамковен договор.

Me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare, në gusht të vitit 2001 u nënshkrua Marrëveshja Kornizë e Ohrit.

Marrëveshja solli kornizë politike për përfundimin e konfliktit dhe reforma në sistemin, që synonin avancimin e të drejtave të bashkësive dhe sigurimin e përfaqësimit më të madh të bashkësive etnike në institucionet.

Rruga evropiane – statusi i kandidatit dhe vitet të pritjes

Integrimi europian që në vitet e para të pavarësisë u vendos si një nga qëllimet strategjike të shtetit.

Në vitin 2005, Maqedonisë mori statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por, pavarësisht rekomandimeve të Komisionit Evropian për të filluar negociatat, procesi ka ngecur për disa vjet për shkak të kontestit të emrit me Greqinë.

Pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë, në vitin 2020, Bashkimi Evropian mori vendim politik për negociatat aderimi me Maqedoninë, e cila zyrtarisht mbante dhe mban emrin “Maqedonia e Veriut”.

Procesi, megjithatë, vazhdoi të ndiqet nga çështje dhe kushte të reja dypalëshe, këtë herë në lidhje me marrëdhëniet me Bullgarinë, të cilat në bazë të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017 filluan të kushtëzojnë vendin tonë.

Përkundër pengesave të gjata, anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një nga përcaktimit qendrore strategjike të shtetit të Maqedonisë.

Евротинк - Центар за европски стратегии на онлајн брифинг со новинари денеска ќе ги презентира наодите од анкетното истражување ЕВРОМЕТАР за мислењето на граѓаните за прашања поврзани со евро

Marrëveshja e Prespës dhe emri i ri

Marrëveshja e Prespës u nënshkrua në vitin 2018, ndërsa me zbatimin e saj, shteti ndryshoi emrin e tij kushtetues në Republika e Maqedonisë së Veriut, përkundër faktit se në referendumin e 30 shtatorit të vitit 2018, qytetarët kundërshtuan riemërimin e shtetit. Më 27 mars të vitit 2020, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht u bë anëtare e 30-të e NATO-s.

Tre dekada e gjysmë më vonë

Në 35 vite pavarësi, Maqedonia ka kaluar nëpër një proces që shumë shtete të tjera e kanë ndërtuar për dekada të tëra. 35 vjet në të cilat shteti u përball me çështje që prekën drejtpërdrejt identitetin, emrin, njohjen ndërkombëtare, sigurinë dhe perspektivën evropiane.

Nga një ish-njësi federale në Jugosllavi, vendi ndërtoi institucionet e veta, armatën e vet, rrjetin diplomatik, sistemin monetar dhe subjektivitetin ndërkombëtar.

Pa marrë parasysh ndarjet politike dhe vlerësimet e ndryshme për vendimet që janë marrë në dekadat e kaluara, 8 Shtatori i vitit 1991 mbetet pika nga e cila filloi historia bashkëkohore e shtetit të pavarur të Maqedonisë.

foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR