Netanjahu: Sulmi ndaj Iranit ishte "shumë i suksesshëm", operacioni do të zgjasë me ditë
- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu vlerësoi se sulmi i papritur i Izraelit ndaj Iranit ishte "shumë i suksesshëm" dhe se operacioni do të zgjaste me ditë.

Tel Aviv, 13 qershor 2025 - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu vlerësoi se sulmi i papritur i Izraelit ndaj Iranit ishte "shumë i suksesshëm" dhe se operacioni do të zgjaste me ditë.
"Ne goditëm komandën e lartë, goditëm shkencëtarët e rangut të lartë që po përparojnë zhvillimin e armëve bërthamore, goditëm instalimet bërthamore. Po grumbullojmë arritje. Por unë e di, dhe ju e dini, nuk ka luftëra të lehta", tha ai në një video-fjalim, në prani të Ministrit të Mbrojtjes Izrael Kac, ministrit të Çështjeve Strategjike Ron Dermer, ministrit të Financave Bezalel Smotrih, kreut të partisë Shas, Arjeh Deri dhe ministrit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir", transmeton Tajms of Izrael.
Netanjahu tha se Izraeli ndodhet në një moment historik vendimtar. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s