• e shtunë, 12 korrik 2025

Netanjahu sot do të bisedojë me Trampin, Putinin dhe Starmerin pas sulmit në Iran

Netanjahu sot do të bisedojë me Trampin, Putinin dhe Starmerin pas sulmit në Iran

 Tel Aviv, 13 qershor 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot do të zhvillojë biseda telefonike me presidentin amerikan Donald Tramp, presidentin rus Vladimir Putin dhe kryeministrin britanik Kir Starmer, pas sulmit ajror të Izraelit ndaj Iranit, njoftoi kabineti  i tij.

Biseda me Trampin është paralajmëruar para orës 18:00 sipas kohës izraelite (17 sipas kohës së Maqedonisë), raportoi gazeta "Tajms of Izrael". Më herët sot, Netanjahu kishte folur tashmë me kancelarin gjerman Fridrih Merc dhe kryeministrin indian Narendra Modi. 

 "Liderët shprehën mirëkuptim për nevojën e Izraelit për t'u mbrojtur nga kërcënimet iraniane për shkatërrim. Kryeministri theksoi se do të mbetet në kontakt me ta në ditët në vijim", qëndrin në kumtesë.

 Armata izraelite mbrëmë filloi një operacion ajror kundër objektivave iraniane, me ç'rast, sipas Tel Avivit janë gjuajtur impiantet bërthamore, fabrikat për raketa balistike dhe komandantët ushtarakë, në një përpjekje për të parandaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR