Netanjahu: Regjimi iranian në prag të kolapsit
- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, sot gjatë një takimi me ushtarët izraelitë të stacionuar në Siri, deklaroi se regjimi iranian është në prag të rënies, publikuan mediat franceze.
- Post By Ramize Qamili
- 20:25, 9 shtator, 2026
Tel Aviv, 9 shtator 2026 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, sot gjatë një takimi me ushtarët izraelitë të stacionuar në Siri, deklaroi se regjimi iranian është në prag të rënies, publikuan mediat franceze.
Netanjahu e bëri deklaratën mes një shkëmbimi të intensifikuar goditjesh midis SHBA-së dhe Iranit.
"Ende kemi punë për të përfunduar, detyra kryesore është të përmbysim regjimin terrorist në Iran. Jemi shumë afër kësaj. E dimë që i gjithë ky bosht (Irani dhe grupet e tij aleate në rajon) përfundimisht do të shembet", tha kryeministri izraelit në një zonë kufitare të vendosur pranë kufirit sirian-izraelit.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Kac, gjithashtu, mori pjesë në takimin me ushtarët.
Foto: Pres zyra e Netanjahu