• e enjte, 17 korrik 2025

Netanjahu për sulmet ndaj Iranit: Operacioni do të zgjasë aq sa është e nevojshme

Netanjahu për sulmet ndaj Iranit: Operacioni do të zgjasë aq sa është e nevojshme

Tel Aviv, 13 qershor 2025 (MIA) - Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu njoftoi se sulmet që filluan orët e mëngjesit kanë për qëllim "ta shkatërrojnë infrastrukturën bërthamore të Iranit, fabrikat për raketat balistike dhe një numër të madh kapacitetesh ushtarake".

Në një deklaratë të regjistruar paraprakisht dhe publikuar në JuTjub, ai tha: "Ky operacion do të zgjasë aq sa është e nevojshme për të shmangur kërcënimin e shkatërrimit që na kanoset neve". qa/

QËNDRONI TË LIDHUR