Netanjahu miratoi rëindërtim të një pjese të Rripit të Gazës që është jashtë kontrollit të Hamasit
- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministri i Mbrojtjes, Izrael Kac, në heshtje dhanë dritën e gjelbër për fillimin e punimeve të rindërtimit në pjesën jugore të Rripit të Gazës, edhe krahas premtimit se rindërtimi i këtij territori do të fillojë kur grupi militant militant palestinez Hamas do të çarmatoset, publikoi sot radioja ushtarake izraelite.
- Post By Melahat Baftija
- 13:52, 9 gusht, 2026
Tel-Aviv, 9 gusht 2026 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministri i Mbrojtjes, Izrael Kac, në heshtje dhanë dritën e gjelbër për fillimin e punimeve të rindërtimit në pjesën jugore të Rripit të Gazës, edhe krahas premtimit se rindërtimi i këtij territori do të fillojë kur grupi militant militant palestinez Hamas do të çarmatoset, publikoi sot radioja ushtarake izraelite.
Aktivitetet e rindërtimit, të cilat përfshijnë ndërtimin e ndërtesave të banimit, po zhvillohen në zonën e Rafahut Lindor nën kontrollin e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), por afër vijës së verdhë që formon zonën e armëpushimit me Hamasin, raporton "Tajms odf Izrael".
Sipas raportimeve të mediave, Netanjahu dhe Kac dhanë dritën e gjelbër për të filluar rindërtimin e Rripit të Gazës dy javë më parë, pa e shpallur hapin publikisht, ndërsa Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit, e cila do të merrte kontrollin e pjesëve të territorit, po përgatitej të sistemohej. mb/
Foto: MIA