• e premte, 11 korrik 2025

Netanjahu: Izraeli ka dy qëllime në Iran

Netanjahu: Izraeli ka dy qëllime në Iran

Jerusalem, 16 qershor 2025 (MIA) - Izraeli ka dy qëllime në Iran: largimin e kërcënimit bërthamor dhe largimin e kërcënimit me raketa, deklaroi sot kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu gjatë vizitës në bazën Tel Nof.

Ai i porositi banorët e Teheranit të largohen nga qyteti.

Izraeli po përdor të njëjtën taktikë si në Rripin e Gazës, duke u bërë thirrje civilëve të evakuohen para sulmeve në zonat e banuara.

Më parë, presidenti i Izraelit, Isak Hercog, nga qyteti Petah Tikva, ku gjatë sulmeve iraniane e humbën jetën katër persona, theksoi se është koha për ndryshimin e regjimit të Iranit. 

"Mendoj se populli iranian është i ngopur dhe dëshiron ndryshime. Gjithashtu edhe i gjithë rajoni - ne meritojmë ndryshime", tha Hercog. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR