• e diel, 06 shtator 2026

Netanjahu: Izraeli e hedhë poshtë planin 15-pikësh të Trampit për Gazën

Netanjahu: Izraeli e hedhë poshtë planin 15-pikësh të Trampit për Gazën

Tel-Aviv, 9 gusht 2026 (MIA) - Izraeli e hedhë poshtë planin paqësor të presidentit amerikan, Donald Tramp për Rripin e Gazës, prej 15 pikësh dhe nuk do të tërhiqet nga Gaza gjithnjë derisa grupi militant palestinez, Hamas nuk çarmatoset tërësisht, deklaroi sot kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.

Ai theksoi se Izraeli e hedhë poshtë hartën e rrugës për çarmatim në Rripin e Gazës të propozuar nga Këshilli për paqe, me çka zyrtarisht e hedhë poshtë propozimin e mbështetur nga SHBA-ja, kumtoi "Tajms of Izrael".

"Izraeli e hedh poshtë dokumentin me 15 pika", tha kryeministri Benjamin Netanyahu në fillim të takimit të rregullt të kabinetit, kumtoi "Tajms of Izrael".

Ai deklaroi se ushtria izraelite "nuk do të tërhiqet fare derisa Hamasi të çarmatoset vërtet dhe do të vazhdojë të pengojë kërcënimet kundër forcave dhe qytetarëve”.

"Dhe kur them çarmatosni Hamasin, kjo do të thotë armë të rënda, armë më pak të rënda, të gjitha armët. Dhe ne po flasim për çarmatim të vërtetë, jo për një çarmatim fiktiv"”, tha Netanjahu.

"Po e diskutojmë tani këtë me amerikanët. Ata kanë ide, disa prej të cilave janë të pranueshme për ne dhe disa jo, dhe ne dimë si t'i kundërshtojmë këto gjëra", shtoi ai.

"Për sa kohë që unë jam kryeministër, nuk do të krijohet asnjë shtet palestinez — as në Gaza dhe as në Bregun Perëndimor", vazhdoi Netanjahu.

Ndryshe, në fund të korrikut, presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi atë që e përshkroi si një marrëveshje historike për të siguruar çarmatimin e Hamasit dhe të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Gaza, disa muaj pasi presidenti njoftoi për herë të parë një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-ja midis Hamasit dhe Izraelit.

Hamasi tha se do ta miratonte marrëveshjen vetëm nëse Izraeli ndalon sulmet në Gaza dhe tërheq trupat përsëri në "vijën e verdhë", siç përcaktohet nga marrëveshja e armëpushimit të tetorit.

Forcat izraelite aktualisht kanë të pushtuar më shumë se gjysmën e Gazës, në lindje dhe në jug të territorit.

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR