• e premte, 30 gusht 2024

Nesër reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, nga e diela mot me diell me temperatura më të larta ditore

Nesër reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, nga e diela mot me diell me temperatura më të larta ditore

Shkup, 30 gusht 2024 (MIA) - Moti sot paradite do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, si dhe me erë mesatare herë pas here të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Nga orët e mesditës në shumë vende do të mbajë mot jostabil me reshje shiu vërshuese dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të keq me reshje intensive shiu, erë të fortë dhe breshër.

Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në Shkup paradite do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, si dhe me erë mesatare veriperëndimore. pasdite në disa pjesë të luginës do të mbajë mot jostabil me reshje vërshuese dhe bubullima, lokalisht në formë të stuhisë. Temperatura minimale do të ketë 18, ndërsa maksimalja 32 gradë.

Nga e diela vijon periudhë e motit kryesisht stabil, përveç në zonat malore ku do të ketë paraqitje të rrallë të reshjeve vërshuese dhe bubullimave. Temperaturat ditore do të jenë në rritje graduale dhe do të jenë në interval prej 32 deri në 35 gradë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR