• e premte, 30 gusht 2024

Nepotizëm në PE: Mecola emëron dhëndrin e saj si shef të kabinetit

Nepotizëm në PE: Mecola emëron dhëndrin e saj si shef të kabinetit

Bruksel, 29 gusht 2024 (MIA) – Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta MeCola, ka emëruar dhëndrin e saj Metju Tabone për shef të kabinetit.

Tabone ka punuar në PE që nga viti 2013 dhe tani merr detyrën nga Leticia Zuleta De Reales Ansaldo, e cila është emëruar Drejtoreshë për marrëdhëniet me parlamentet kombëtare në PE.

Tabone ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i Mecola-s prej vitesh, ndërsa ai u martua me motrën e saj në vitin 2015.

Eurodeputeti nga Malta, Aleks Agius Saliba i Partisë Laburiste në Fejsbuk publikoi se emërimi i Tabone është "nepotizëm nxitës".

“Imagjinoni unë ose një përfaqësues (i Partisë Laburiste) të emërojë një anëtar të familjes në postin më të lartë në zyrën time”, ka shkruar Agius Saliba. ls/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR