• e martë, 11 nëntor 2025

Ndërroi Panço Minov, ish-kryetar i komunës, deputet dhe bartës i listës së pavarur për zgjedhjet lokale 2025

Ndërroi Panço Minov, ish-kryetar i komunës, deputet dhe bartës i listës së pavarur për zgjedhjet lokale 2025

Kavadar, 8 tetor 2025 (MIA) - Ndërroi jetë ish-kryetari i komunës së Kavadarit, deputet dhe bartës i listës së pavarur për Zgjedhjet lokale 2025 Panço Minov. Ai ishte i lindur më 21 gusht 1958 në Kavadar.

Nga Komisioni komunal zgjedhor Kavadar për MIA-n informojnë se sot në mëngjes morën informatë se Minov ndërroi jetë, për çka do ta njofftojnë Komisionin shtetëror zgjedhor.

"Sot morëm informatë të konfirmuar. ndërroi jetë Panço Minov. Tani ne do ta njoftojmë Komisionin shtetëror zgjedhor, ka procedurë të caktuar me ligj, në rast të vdekjes së njërit prej kandidatëve, posaçërisht bartës i listës së këshilltarëve. Mendoj se nuk janë shtypur akoma fletëvotime. Më tutje, do të na tregojnë çka më pas, si të veprojmë. Për herë të parë kemi rast të këtillë", tha Emilija Petrovska, kryetare e KKZ-së. ab/

Foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR