Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa pjesë të Gjorçe Petrovit
- Për shkak të njkë defekti rrugor në rrjetin e ujësjellësit në rrugën "Lluka Gerov" nr.38, sot pa ujë do të mbeten disa vendbanime në komunën e Gjorçe Petrovit.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:38, 20 maj, 2026
Shkup, 20 maj 2026 (MIA) - Për shkak të njkë defekti rrugor në rrjetin e ujësjellësit në rrugën "Lluka Gerov" nr.38, sot pa ujë do të mbeten disa vendbanime në komunën e Gjorçe Petrovit.
Siç informojnë nga NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" - Shkup, ndërprerje të furnizimit me ujë prej orës 8:30 do të kenë shfrytëzuesit nga lagjet "Dame Gruev", "Novo Sello", Vollkovë, "Stopanski Dvor", "Kisella Jabuka", Orman dhe Nigishtan.
Furnizimi me ujë do të jetë i ndërprerë deri në përfundimin e sanimit të defektit. ab/
Fotо: МIА arkivi