NATO fillon të hënën stërvitjen vjetore bërthamore "Stedfast Nun"
- Stërvitja bërthamore vjetore e NATO-s Stedfast Nun (Steadfast Noon) do të fillojë të hënën, 13 tetor, kumtoi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rute.
- Post By Sara Ademi
- 12:15, 10 tetor, 2025
Bruksel, 10 tetor 2025 (MIA) - Stërvitja bërthamore vjetore e NATO-s Stedfast Nun (Steadfast Noon) do të fillojë të hënën, 13 tetor, kumtoi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rute.
Ai theksoi se stërvitja synon të sigurojë sigurinë, mbrojtjen dhe efektivitetin e aftësive të NATO-s për parandalim bërthamor.
"Këto stërvitje dërgojnë një sinjal të qartë te çdo kundërshtar i mundshëm se Aleanca ka kapacitet t'i mbrojë të gjitha anëtaret e saj nga çdo kërcënim", theksoi Rute.
Nga NATO-ja sqaruan se gjatë stërvitjes nuk do të përdoren koka bërthamore të vërteta. sa/
foto: arkivi