• e mërkurë, 10 qershor 2026

NASA: Meksiko siti po fundoset

NASA: Meksiko siti po fundoset

Hjuston, 5 maj 2026 (MIA) - Pamjet më të reja satelitore të NASA-s tregojnë se kryeqyteti i Meksikës, Meksiko siti po fundoset, thonë shkencëtarët. Vlerësohet se qyteti me 20 milionë njerëz po fundoset rreth 15 centimetra në vit.

Në kumtesën e mëparshme të Administratës Kombëtare Hapësinore-Aeronautike, citohet se lëvizjen e tokës në Qytetin e Meksikës e përcjell sateliti NISAR ("nasa-isro Radar i hapur sintetik / NASA-ISRO Synthetic Aperture Radar"), i lëshuar në korrik të vitit 2025. Sipas vëzhgimeve, kryeqyteti i Meksikës po fundoset për shkak të efekteve të ujërave nëntokësor dhe fundosjes së tokës. Fenomeni është rezultat i fundosjes, që plotësisht e rrezikon infrastrukturën e rrethinës të rrjetit rrugor dhe hekurudhor, si dhe krizën kronike me ujin në atë zonë.

Ashtu si pjesa më e madhe e Floridës qendrore, për shembull, Qyteti i Meksikës është ndërtuar mbi akuiferë. Pompimi i ujërave nëntokësore dhe pesha e zhvillimit urban për më shumë se një shekull kanë ushtruar presion mbi shtratin e lashtë të liqenit poshtë qytetit. Deri në vitin 2000, pjesë të qytetit po fundoseshin me rreth 35 centimetra në vit, thuhet në raport.

Rezultatet e fundit të NASA-s zbulojnë se disa pjesë nga ajo zonë po fundosen për rreth 1,3 cm në muaj.

Disa breza radarësh e ndjekin lëvizjen e tokës në Qytetin e Meksikës. Misioni NISAR tani i avancon ato përpjekje, duke analizuar zonat që ndryshojnë me shpejtësi dhe që janë më të vështira për t'u studiuar nga hapësira. Analiza e re bazohet në matjet e NISAR të marra midis tetorit 2025 dhe janarit 2026, gjatë sezonit të thatë në Qytetin e Meksikës. sa/

Foto: NASA

QËNDRONI TË LIDHUR