• e premte, 27 shtator 2024

Nëna dhe e motra e vrasësit masiv në SHF "Vlladisllav Ribnikar" në Beograd janë përpjekur ta braktisin Serbinë dhe të largohen në Maqedoninë e Veriut

Nëna dhe e motra e vrasësit masiv në SHF

Beograd, 25 qershor 2023 (MIA) - Nëna dhe e motra e djaloshit që e kreu vrasjen masive në SHF "Vlladillav Ribnikar" knë tentuar ta braktisin Serbinë por janë parandaluar në vendkalimin kufitar Prohor Pçinjski drejt Maqedonisë së Veriut, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

"Nëna dhe e motra e djaloshit K.K., kanë tentuar ta braktisin shtetin përmes vendkalimit kufitar Prohor Pçinjski drejt Maqedonisë së Veriut, por policia i ka parandaluar menjëherë dhe janë kthyer në Serbi", kumtuan mediat serbe.

Babai i K.K. ndodhet në paraburgim, të cilit në fillim të këtij muaji iu vazhdua për edhe 30 ditë, për shkak të dyshimit se e ka trajnuar djalin e tij të qëllojë me armë dhe se nuk e mbajtur armën në vend të sigurt siç është me ligj.

Prokuroria është duke verifikuar edhe nëse M.K., nënë e djaloshit ka elemente të veprës penale braktisje dhe keqpërdorim i një personi minoren.

Gjykata e lartë në Beograd solli vendim me të cilin përcaktoi ndalesë të përkohshme për M.K, nënë e djaloshit K.K, i cili më 3 maj e kreu masakrën në SHF "Vlladisllav Ribnikar", të tjetërsojë pronën e patundshme në pronësi të saj.

QËNDRONI TË LIDHUR