Në VK "Dojran" për dalje drejt Greqisë pritet deri në 30 minuta, në anën greke deri në një orë në Bogorodicë" nga vendi kanë dalë gati 22 000 pasagjerë
- Turmë e madhe për fundjavë në vendkalimin kufitar "Dojran" është evidentuar sot nga orët e para të mëngjesit, konfirmojnë përgjegjësit për kalimin, ndërsa për rritje të frekuencës së automjeteve në kufirin e njëjtë për dalje drejt Greqisë, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:20, 19 korrik, 2026
Dojran, 19 korrik 2026 (MIA) - Turmë e madhe për fundjavë në vendkalimin kufitar "Dojran" është evidentuar sot nga orët e para të mëngjesit, konfirmojnë përgjegjësit për kalimin, ndërsa për rritje të frekuencës së automjeteve në kufirin e njëjtë për dalje drejt Greqisë, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Nga LAMM thon[ se koha e pritjes për dalje nga shteti është rreth 30 minuta. Në vendkalimin kufitar, për MIA-n konfirmuan se ka pasur kolona automjetesh që nga mëngjesi, dhe tani grumbullimi po zvogëlohet ngadalë.
"Kishim një radhë prej disa kilometrash, e cila tani është zvogëluar. Në anën e Maqedonisë pritet 20 deri në 30 minuta, por në anën greke, pritja është dyfish më e gjatë. Numrin më të madh të automjeteve e kemi në orët e para të mëngjesit, dhe të njëjtën presim edhe pas orës 18 kur njerëzit zakonisht kthehen. Nga përvoja jonë e deritanishme, turma të tilla kemi gjatë fundjavave, veçanërisht të dielave, dhe në data të barabarta - 20 korrik, 30 korrik, 10 gusht, dhe sigurisht që ka edhe një për 1 gusht. Pastaj bëhen ndryshime në rregullime dhe për këtë arsye këto data janë kritike, thonë nga VK "Dojran".

Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, frekuencë e shtuar është vërejtur edhe në vendkalimin kufitar "Bogorodicë", ku nga dje deri sot në mesditë kanë dalë nga vendi 6100 shtetas të Maqedonisë, ndërsa kanë hyrë 2022 shtetas të Maqedonisë. Në të njëjtën periudhë, numri i shtetasve të huaj që kanë dalë nga Maqedonia është 15 871 persona, dhe kanë hyrë 7878 pasagjerë.
Në vendkalimin kufitar Tabanoc, siç informojnë nga MPB nga dje deri sot në mesditë kanë hyrë 17 448 shtetas të huaj, dhe kanë dalë 14 872 persona, ndërsa shtetas të Maqedonisë të regjistruar që kanë hyrë në vend janë 9958, dhe që kanë dalë 3174.
"Nga ana e MPB-së në funksion janë vënë të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për të përshpejtuar fluksin e pasagjerëve, në përputhje me kontrollet e detyrueshme kufitare", thonë autoritetet.
Përveç në vendkalimin kufitar të Dojranit dhe në VK "Tabanoc" ku koha e pritjes për hyrje në vend, sipas informacioneve nga LAMM, është rreth 20 minuta, në vendkalimet e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk janë vërejtur pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Fotografia: printskrin nga VK "Dojran" dhe VK "Bogorodicë"