Në vendkalimet kufitare Tabanoc, Pelince dhe Bogorodicë frekuentim i shtuar i automjeteve, pritet edhe mbi një orë
- Për shkak të frekuentimit të shtuar të automjeteve në vendkalimet kufitare me Serbinë - Tabanoc dhe Pelince, për hyrje në vend pritet mbi një orë, ndërsa për dalje gjysmë ore. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë në kufirin me Greqinë, për hyrje dhe dalje nga vendi pritet mbi një orë, kumtoi LAMM në ueb-faqen e tyre. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:49, 9 gusht, 2026
Shkup, 9 gusht 2026 (MIA) - Për shkak të frekuentimit të shtuar të automjeteve në vendkalimet kufitare me Serbinë - Tabanoc dhe Pelince, për hyrje në vend pritet mbi një orë, ndërsa për dalje gjysmë ore. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë në kufirin me Greqinë, për hyrje dhe dalje nga vendi pritet mbi një orë, kumtoi LAMM në ueb-faqen e tyre. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ab/
Foto: arkivi