• e enjte, 10 shtator 2026

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, në Bllacë ridrejtim i komunikacionit të mallrave

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje  të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, në Bllacë ridrejtim i komunikacionit të mallrave

Shkup, 7 gusht 2025 (MIA) – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të pushimeve verore vërehet frekuencë e rritur e veturave, por në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

LAMM informon se prej orës 6:30 në VK Bllacë më saktë te pompa e benzinës “Dizel”, komunikacioni i mallrave është ridrejtuar. 

Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjalizimit të vendosur të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR