Në vend për herë të parë tërësisht do të prodhohet një automjet elektrik e.GO
- Post By Arta Bunjaku
- 13:48, 13 gusht, 2022
Ali Vezvaei, kryesues i bordit të kompanisë e.GO në fjalimin e tij tha se kjo marrëveshje është edhe një qëllim kyç në strategjinë për rritje globale të e.GO.
Ministri i Financave porositi se investimet e këtilla të mëdha kanë efekt të topit të borës.
"Brendet tërheqin lokalisht edhe investime të reja, si të huaja, ashtu edhe vendore. Ato krijojnë vlerë të re, e përforcojnë eksportin përmes ndryshimit të strukturës së tij drejt prodhimeve me vlerë më të madhe të shtuar, krijojnë vende të reja të punës dhe ndikojnë drejt përshpejtimit të aktivitetit ekonomik dhe zhvillimit ekonomik. Përcaktimi ynë si Qeveri është t'i mbështesim dhe promovojmë investuesit e huaj të cilët do të mund ta sigurojnë këtë efekt dhe të cilët para së gjithash do të sjellin përfitime për qytetarët tanë, ndërmarrjet dhe ekonominë vendore", porositi në fjalimin e tij ministri Besimi.
Në ngjarje foli edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili foli për përfitimet nga investimi i cili pritet të sjellë teknologji dhe njohuri të reja nga industria automobilistike të cilat do të jenë të rëndësishme për zhvillim të prodhimtarisë industriale. ab/