• e mërkurë, 28 gusht 2024

Në Turqi sekuestrohen 2,5 ton drogë në operacionin në vende të ndryshme të territorit të saj

Në Turqi sekuestrohen 2,5 ton drogë në operacionin në vende të ndryshme të territorit të saj

Ankara, 27 gusht 2024 (MIA) - Turqia ka sekuestruar pothuajse 2.5 ton drogë në një operacion të zhvilluar në territorin e 49 qarqeve të vendit, njofton ministri i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja në rrjetin social X. 

Në aksionin janë sekuestruar 2.428 kilogram substanca narkotike dhe afër 889 mijë pilula narkotike. Janë arrestuar 336 kontrabandues dhe shpërndarës droge, tha ministri.

Në operacionin me kodin “Narkoçelik-35” të kryer në koordinim të Drejtorisë për luftë kundër narko krimit pranë Drejtorisë kryesore të policisë morën pjesë 2.081 personel, 832 ekipe, 10 aeroplanë dhe 39 qen të trajnuar.

Aksionet u kryen në 49 nga gjithsej 81 rajone të Turqisë, duke përfshirë Stambollin, Ankaranë, Antalian, Bursan, Izmirin. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR