• e mërkurë, 22 korrik 2026

Në Tivat sot Samiti BE - Ballkani Perëndimor, zgjerimi i BE-së në fokus

Në Tivat sot Samiti BE  - Ballkani Perëndimor, zgjerimi i BE-së në fokus

 Bruksel, 5 qershor (MIA) - Në Tivat sot do të mbahet Samiti BE - Ballkani Perëndimor nën moton "Prosperitet dhe stabilitet i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor", ndërsa tema kryesore do të jetë zgjerimi i Unionit.

 Në tubim do të kryesojë kryetari i Këshillit të BE-së, Antonio Koshta, i cili paraprakisht i vizitoi vendet e rajonit, ndërsa nikoqir është presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq. Në Samit do të marrin pjesë edhe kryetarja e e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajeni, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, dhe kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

 Sipas paralajmërimeve, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian do të bisedojnë  për zgjerimin dhe Planin e Rritjes, ku BE-në pritet të riafirmojë mbështetjen e saj të plotë dhe të qartë për perspektivën evropiane të rajonit.

 Një nga temat do të jetë edhe përballja me sfidat e përbashkëta dhe forcimi i sigurisë dhe qëndrueshmërisë në kushte të një situatë gjeopolitike gjithnjë e më komplekse, si dhe promovimi i bashkëpunimit në politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

 Samiti është pjesë e zbatimit të Agjendës Strategjike të Këshillit Evropian për periudhën 2024-2029. Samitet BE-Ballkani Perëndimor mbahen që nga viti 2018, ku i fundit u zhvillua vitin e kaluar në Bruksel.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR