• e mërkurë, 28 gusht 2024

Në "Tabanoc" dhe "Bogorodicë" pritet rreth 30 minuta

Në

Shkiup, 27 gusht 2024 (MIA) - Në vendkalimet kufitare "Tabanoc" dhe "Bogorodicë" për hyrje dhe dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njofton LAMM.

 Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata, por intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR