• e shtunë, 28 shtator 2024

Në sulmet izraelite në Rafah jetën e humbën 13 persona

Në sulmet izraelite në Rafah jetën e humbën 13 persona

Rafah, 21 prill 2024 (MIA) - Trembëdhjetë persona, mes të cilëve nëntë fëmijë, e humbën jetën mbrëmë në sulmet izraelite në Rafah, në jug të Gazës, kumtuan sot autoritetet shëndetësore në rajon.

Izraeli pothuajse çdo ditë kryen sulme ndaj qytetit Rafah, ku më shumë se gjysma prej 2,3 milionë banorëve në Gazë u strehuan nga luftimet në pjesë të tjera të territorit palestinez.

Izraeli, gjithashtu, paralajmëroi se do ta zgjerojë ofenzivën e vet tokësore ndaj qytetit,që ndodhet në kufirin me Egjiptin, edhe krahas thirrjeve ndërkombëtare për qëndrueshmëri, përfshirë edhe thirrjet nga SHBA-ja.

Dhoma përfaqësuese e Kongresit amerikan mbrëmë si pjesë e pakos më të gjerë të ndihmës, miratoi 26 miliardë dollarë për Izraelin, prej të cilave nëntë miliardë dollarë janë dedikuar për ndihmë humanitare për Gazën. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR