• e hënë, 12 tetor 2026

Në Shqipëri për 35 vite janë vrarë rreth 11.000 persona për çështje pronësie

Në Shqipëri për 35 vite janë vrarë rreth 11.000 persona për çështje pronësie

Tiranë, 9 shtator 2026 (MIA) - Që nga fillimi i periudhës demokratike deri më sot, gjegjësisht për tre dekada e gjysmë, rreth 11.000 njerëz janë vrarë në Shqipëri për shkak të mosmarrëveshjeve për pronat.

Këto të dhëna tronditëse i nxori eksperti i njohur i sigurisë, Fatjon Softa, gjatë një paraqitjeje në një emision televiziv, duke komentuar çështjen e konflikteve që lidhen me pronat në Shqipëri.

Duke u ndalur në përplasjen e fundit midis biznesmenëve në fshatin Radmi, pranë Vlorës, për çështjen e tokës, ai tha se ky rast përfaqëson vetëm një pjesë të problemit më të gjerë që lidhet me konfliktet e pronave në vend.

"Radmi ishte maja e ajsbergut të problemeve që ekzistojnë në lidhje me pronat", tha Softa, duke theksuar shkallën e konfliktit që lidhet me pronësinë.

Eksperti e përshkroi çështjen e pronës si një problem të madh që, sipas tij, ende nuk është zgjidhur përfundimisht nga institucionet dhe shoqëria shqiptare.

"Konfliktet bëhen edhe më të vështira kur bëhet fjalë për sipërfaqe të mëdha toke dhe pronash me vlerë të konsiderueshme ekonomike, ku përfshihen interesa të ndryshme. Konfliktet pronësore kanë sjellë pasoja të rënda sociale, duke çuar në shpërbërjen e familjeve dhe konflikte midis të afërmve", tha ai.

Ai shtoi se problemet pronësore janë të përhapura në të gjithë territorin, ndërsa konfliktet janë rritur edhe për shkak të interesave ekonomike dhe politike gjatë viteve.

Ai theksoi se çështjet pronësore vazhdojnë të jenë një burim konflikti në Shqipëri dhe se zgjidhja e tyre mbetet një sfidë për institucionet dhe një element i rëndësishëm i sigurisë kombëtare. mb/

Foto: skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR