Në shkëmbimin e natës Hamasi i ka dorëziuar trupat e katër pengjeve në shkëmbim të të burgosurve palestinezë
- Hamasi i ka dorëzuar trupat e katër pengjeve izraelite në shkëmbimin e natës për të bugosurit palestinezë.

Jerusalem, 27 shkurt 2025 (MIA) - Hamasi i ka dorëzuar trupat e katër pengjeve izraelite në shkëmbimin e natës për të bugosurit palestinezë.
"Izraeli ka pranuar katër trupa", njoftoi kabineti i kryeministrit Benjamin Netanjahu në orët e hershme të mëngjesit.
Hamasi paraprakisht i ka identifikuar trupat e Caçi Idan, Ixhak Elgarat, Ohad Johalomi dhge Shlom Mancur, të gjithë janë marrë peng gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit 2023 nga shtëpitë e tyre në kibuci afër Gazës.
"Ekipet izraelite të mjekësisë ligjore pritet të konfirmojnë identitetin e tyre", njoftoi Ministria izraelite e Shëndetësisë.
Armëpushimi hyri në fuqi më 19 janar dhe është mbajtur kryesisht, pavarësisht pengesave të shumta. Por faza e parë e saj do të përfundojë këtë javë dhe faza tjetër, që synon t'i japë fund luftës, mbetet e paqartë. Hamasi tha se nuk kishte marrë asnjë propozim deri më tani.
Pas disa ditësh ngërçi, ndërmjetësit egjiptianë siguruan dorëzimin e trupave të katër pengjeve të fundit në fazën e parë të marrëveshjes, për 620 palestinezë të cilët ose u arrestuan nga forcat izraelite në Gaza ose u burgosën në Izrael.
Faza e parë e armëpushimit përfshinte shkëmbimin e gjithsej 33 pengjeve izraelite për rreth 2.000 të burgosur palestinezë, si dhe tërheqjen e trupave izraelite nga disa pozicione në Gaza dhe fluksin e ndihmave. mb/
Foto: EPA