Në Sahara nga etja vdiqën 49 njerëz
- Në shkretëtirën Sahara, në territorin e Nigerit, 49 persona vdiqën nga etja, njoftuan sot autoritetet lokale.
- Post By Besnik Shuki
- 18:41, 5 qershor, 2026
Niamei, 5 qershor 2026 (MIA) - Në shkretëtirën Sahara, në territorin e Nigerit, 49 persona vdiqën nga etja, njoftuan sot autoritetet lokale.
Incidenti ndodhi pasi është prishur kamioni me të cilin udhëtonin. Dy udhëtarë shkuan në këmbë deri në një burim uji dhe njoftuan autoritetet e Nigerit.
Të gjithë të vdekurit janë shtetas të Nigerit. Ata po ktheheshin nga një festival fetar në Mali, kur kamioni i tyre u prish. bsh/
Foto: MIA arkiv